Shefi ekzekutiv i kompanisë “Pfizer”, Albert Bourla ka bërë me dije se doza e vaksinës anti-Covid ka efektshmërinë të paktën për 12 muaj.
Bourla ka paralajmëruar se qytetarët duhet të vaksinohen çdo vit për të ruajtur një nivel të lartë mbrojtje.
Advertisements
“Nuk mund të them me saktësi se sa do të zgjasë imuniteti nga doza e tretë. Bazuar në atë që kemi parë deri më tani, besoj se do të jetë i nevojshëm çdo vit vaksinimi kundër Covid për të ruajtur një nivel të lartë mbrojtjeje”, tha Bourla.
Ai e cilësoi zhvillimin e vaksinës së Pfizer-Biontech, si një dëshmi të inteligjencës dhe fuqisë njerëzore që ka shpëtuar miliona jetë. “Gjëja më e rëndësishme është se shpëtuam miliona jetë. Gjithashtu, i shpëtuam trilionë dollarë ekonomisë globale”, shtoi ai.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!