Parakalimi që vràu babë e bir/ Ja çfarë ka mbetur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në ‘Rugën e Kombit(Video)

Shkurt Prenga së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Fabiola, 26 vjeç dhe djalin 3-vjeçar, ishin nisur në drejtim të Milotit, për të takuar të afërmit e tyre, pak ditë përpara se kryefamiljari të nisej sërish drejt Italisë, për të siguruar të ardhurat për familjen e tij.

Advertisements

Një benz që drejtohej nga 26-vjeçari Arlind Mihaj (Sulaj) rreth 26 vjeç, ka tentuar që ti parakalonte, manovër kjo që është bërë shkak për aksidentin e tmerrshëm ku humbën jetën babë e bir, ndërsa vetë Fabiola është duke luftuar për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Vogëlushi 3-vjeçar humbi jetën në vendin e ngjarjes, e pak minuta më vonë dhe babai i tij. Fax News ka udhëtuar sot drejt vendit ku ndodhi aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, ku gjurmët e frenimit dhe përplasjes janë ende të freskëta.

Advertisements

Mbetje makinash dhe sende personale të personave që u përfshinë në aksident është ajo çfarë ka mbetur në dy anët e rrugës. Në vendin e ngjarjes janë rikthyer sërish sot ekspertët e kriminalistikës së bashku me prokurorin e Kurbinit Bardhyl Shehu.

Ata kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për të dalë në një konkluzion përfundimtar në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti me pasoja të rënda.

Referuar veprimeve të kryera rezulton se mjeti tip benz që opel ku ishin viktimat ne drejtim te milotit. Duke qenë se goditja ka ndodhur në korsinë e anës veriore të rrugës mendohet se parakalimi i gabuar i Benzit është bërë shkak për aksidentin.

Ndërkohë referuar sinjalistikës në këtë vend është e ndaluar që të kryhen parakalime.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ishte kujtim për ne”, i vdìq vëllai, motra bën apelin prekës : Na ktheni orën, dikush ia hoqi nga dora kur ishte i shtrirë në tokë
Artikulli tjetërKeni bërë plane që të udhëtoni jashtë vendit këtë fundvit? Ministria e Jashtme publikon njoftimin e rëndësishëm, këto janë kriteret e lëvizjeve për shqiptarët