“Pala tjetër po i bie murit me kokë”, Këlliçi flet pas votimit: Kanë hedhur vaj në shkallë që të rrëzohen demokratët

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Belind Këlliçi, pas votimit për shkarkimin apo jo të kreut të PD, Lulzim Basha, ka mbajtur fjalën për media.

Advertisements

Ai është shprehur se kjo është një ditë e qetë dhe shumë e bukur për demokratët. Gjatë fjalës së tij Këlliçi tha se shumë janë të shumtë demokratët që po marrin pjesë në këtë proces.

Ndër të tjera ai ka thënë edhe dy incidente që janë shënuar sot, sipas Këlliçit në selinë e degës nr.1 të PD në Tiranë ishte hedhur vaj për t’i penguar mbështetësit e Berishës të votonin dhe se selia në Sarandë është mbyllur dhe demokratët po votojnë jashtë.

Advertisements

“Sot është një ditë shumë e bukur sic e shihni rrallë keni parë këtë lloj interesi nga anëtarësia për të marrë pjesë në një proces të brendshëm.

Nga raportimi të gjithë e kanë parë masivitetin në të gjithë Shqipëria. Mbahet një votim një referendum për shkarkimin e ish kryetarit të partisë. Jam i bindu që do jeni të impresionuar nga numrat. Do shihni një proces modern dhe nga Athina kishte ardhur një person me teser të 92’. Ishte hera e parë që merrte pjese në një proces votimi sot na mbushin me shpresë.

Ka një debat, por sigurisht peshorja anon dukshëm nga një anë. Dhe kërkojnë një PD më të bashkuar. Në të gjitha proceset nuk kanë parë kurrë radhë të tilla.

Pala tjetër i bie murit me kokë. Kemi parë skenarë shumë të rëndësishëm. Është hedhur vaj në shkallët që të rrëzohen demokratët. Kemi parë skenarë që është mbyllur selia dhe mos votojnë”tha Këlliçi ndër të tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Është Kuvendi i Edi Ramës’, qytetari vjen nga Kosova për të mbështetur Berishën: Do të jem i pari në protestë, e kam paguar hotelin deri të martën
Artikulli tjetërSali Berisha sfidon përsëri DASH nga Ambasada Amerikane: Të sjellin çdo provë kundër meje, por edhe 100 vjet të tjera do jenë duarbosh