Paguhej 247 milionë lekë në muaj? Reagon Ben Blushi, ja si qëndron e vërteta

Gazetari dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi ka përgënjeshtruar shifrën që ka qarkulluar në media për pagën e tij mujore gjatë kohës që drejtonte televizionin kombëtar.

Advertisements

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi thotë se paga e tij nuk ka qenë asnjëherë 247 milionë lekë, por dhjetë herë më e vogël.

Blushi shton më tej se është detyruar të bëjë sqarimin në respekt të kompanisë ku ka punuar dhe të bashkëpunëtorëve të tij ndërsa kërkon që ky skandal të ketë të paktën një përgjegjës.

Advertisements

Reagimi i plotë:

Nga publikimet e paautorizuara te disa portaleve sot kam mesuar se kam nje rroge qe nuk e kam. Ne respekt te bashkepuntoreve te mi, ne kompanine ku kam punuar deri perpara tre javesh, dua te them se, rroga ime eshte 24 here me e vogel se ajo qe pretendohet se eshte. Duke e ditur se kurioziteti njerezor, nuk e ndal dot vuajerizmin te kthehet ne sport ekstrem, shpresoj qe te pakten nje here, ekspozimi i padenje dhe ne rastin tim edhe i pavertete, i te dhenave personale te kete nje pergjegjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpallet futbollisti shqiptar i vitit, ja për kë bëhet fjalë (Emri+Foto)
Artikulli tjetërSinoptikanët parashikojnë temperaturat për ditët në vijim: Ja çfarë moti do bëjë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në Shqipëri