Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje shteteve të mos aplikojnë masa bllokuese për udhëtimet lidhur me variantin e ri, pa marrë parasysh të dhëna që bazohen në fakte reale.
Advertisements
Një zyrtar i OBSH-së është shprehur se indikacionet e reja tegojnë që rastet e infektimeve me variantin “Omicron” janë të lehta.
Duke folur në emër të organizatës, zyrtari tha se nuk ka prova që sugjerojnë se efikasiteti i vaksinave është zvogëluar nga lloji i ri – por tha se disa mutacione të virusit tregojnë një rrezik në rritje të transmetimit më të shpejtë të tij.
Advertisements
Ai tha se në variantin Omicron janë identifikuar më shumë se 40 mutacione.
Një zyrtar i lartë në ministrinë e Shëndetësisë të Botsvanës tha se 16 nga 19 rastet e variantit Omicron të zbuluar në vend ishin asimptomatike.
OBSH gjithashtu ka rënë dakord të nisë negociatat për një traktat ndërkombëtar për të parandaluar pandemitë e ardhshme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!