‘Nuk e kam takuar kurrë personalisht!’/ Publikohen për herë të parë fotot e Sali Berishës në shtëpinë e Enver Hoxhës

Janë publikuar për herë të parë fotot e ish-kryeministrit Sali Berisha në shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha, të cilin Berisha e akuzon si xhelatin më të madh që kanë patur shqiptarët.

Advertisements

Në foton e publikuar nga shihet Sali Berisha në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës, i cili shoqërohet nga gruaja e tij, Nexhmija. Pas Berishës, në mur qëndron e varur një pikturë e Nexhmije Hoxhës.

Advertisements

Berisha ka deklaruar gjithmonë se nuk e ka takuar asnjëherë personalisht Enver Hoxhën, por foto e publikuara tregojnë se ai jo vetëm që e ka takuar, por ka qenë edhe i ftuar në shtëpinë e diktatorit.

Gjithashtu edhe në disa foto të tjera të publikuara nga Fiks Fare tregohet Berisha në shoqërinë e Enver Hoxhës dhe familjes së tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Omicron’ po vjen/ A do të ketë ‘rreptësim’ të masave anti-Covid për festat e fundvitit?
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e premte, 3 dhjetor 2021