Nisma “Ballkani i Hapur”, nënshkruhen 5 marrëveshjet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, nis nënshkrimi i marrëveshjeve mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev.

Advertisements

Këto janë 5 marrëveshjet e nënshkruara:
1. Marrëveshje mbi kushtet për lëvizjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Niveli i Firmëtarëve: Liderët

2. Marrëveshje për interkoneksionin e skemave për identifikim elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Niveli i firmëtarëve: Liderët

Advertisements

3. Marreveshje mbi bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, ushqimin dhe sigurinë ushqimore dhe kushtet fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Bujqësisë

4. Marrëveshje mes qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS)
Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

5. Marreveshje mes qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS)
Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIliri nuk lë gjë pa thënë për Donaldin: Nga dashuria e tepërt njerëzit mos të hipin kala në qafë! (VIDEO)
Artikulli tjetërI arrestuar për shpërdorim detyre, Fatos Tushe merr vendimin e papritur