Ndryshon sigurimi i automjeteve, ja cili është dënimi për shoferët e ‘rrezikshëm

Në Shqipëri janë rreth 711 mijë mjete në qarkullim sipas të dhënave nga Drejtoria Rrugore.

Advertisements

Ndërkohë kompanitë e sigurimeve tregojnë se janë lidhur vetëm 660 mijë siguracione për to, ndërsa rreth 50 mijë mjete janë pa një të tillë.

Qeveria ka miratuar një ligj që hyri në fuqi në 1 korrik dhe prek të gjithë individët me mjete motorike, të cilat siguracionin e kanë të detyrueshëm.

Advertisements

Çmimet e tyre pritet të ndryshojnë , ndërsa në diskutim është një projekt-rregullore, e cila do t’i kërkojë kompanive të sigurimit që të përfshijnë tek çmimi i primit të siguracionit edhe disa faktorë të tjerë risku, ku ndër të tjera janë dhe eksperienca apo mosha e drejtuesit të mjetit. Në bazë të këtyre faktorëve siguracioni pritet të jetë më i lartë për shoferët e rrezikshëm dhe shpërblyes për ata të mirë.

Gjithashtu do kërkohet të përdoret dhe sistemi Bonus-Malus apo historiku i dëmeve të mjetit. Ky sistem me ndryshimet ligjore u la në dorë vullnetare të kompanive e sigurimit, por asnjëra prej tyre nuk e ka zbatuar.

Momentalisht kompanitë e sigurimit tek çmimi i primit marrin parasysh vetëm vjetërsinë dhe fuqinë motorike të mjetit.

Eksperti rrugor Arben Luzi shprehet se ky sistem i ri siguracioni do të shtonte sigurinë rrugore:

“Është një hap i vonuar. Shoferët e këqinj tashmë do paguajnë para nga xhepi i tyre dhe do t’i djegë tani nëse bëjnë ndonjë gabim, sepse kjo do të thotë të paguajnë më shumë lekë. Le të themi se është një formë dënimi, tani nuk do të ketë më bamirësi se janë lekët e siguracionit, por duhet ta marrësh sikur janë lekët e tua. ”

Projektrregullorja parashikon se AMF mund të ndërhyjë nëse tarifat e reja të vendosura nga kompanitë e sigurimit i duken të padrejta dhe nuk ndjekin metodologjinë e përcaktuar me ligj.

TAB 1
Mjete në qarkullim
711 358
Me siguracion
663 372
Pa siguracion
47 986

TAB
Faktorë që pritet të përfshihen në siguracion
-Mosha e mjetit
-Fuqia motorike
-Qarku i regjistrimit
-Burimi i energjisë (elektrike apo jo)
-Mosha e të siguruarit
-Eksperienca në drejtimin e automjetit
-Sistemi Bonus-Malus

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKartëmonedhat euro do të dalin në treg me një pamje të re
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Boksieri shqiptar ekzekutohet me breshëri plumbash në derën e palestrës