‘Ndihem në faj’, Donaldi flet për Borën: Ajo s’më dërgoi asnjë shenjë, unë prisja…

Donaldi ka folur sot për herë të parë për Borën pas bujës që bëri marrëdhënia e tij me Beatrixën. Donaldi u shpreh se ishte shumë i turbullt për historinë me Borën pasi ajo nuk i dërgoi një shenjë.

Advertisements

Pavarësisht se Arbana i bëri të ditur që ndodhet në një format ku nuk lejohen komunikimet me jashtë, Donaldi vazhdoi të insistonte se Bora duhet t’i kishte dërguar një shenjë.

Advertisements

Në fund banori tha se ndihet në faj pasi nuk e ka respektuar Borën me veprimin e tij.

“Unë këtu kam folur për historinë me Borën dhe ka qenë një histori shumë e bukur për mua. Gati po bëj 8 muaj i ndarë. Kur erdhi doja ta puthja. Është situatë e ndërlikuar. Kanë ndodhur shumë gjëra jashtë, ajo e di si janë gjërat. Varësen ja dhashë si shenjë dhe prisja një shenjë që se mora kurrë. Prisja një konfirmim ose diçka. Kam qenë shumë i turbullt. Kam qenë nën presion dhe përzierje ndjenjash. Në momentin që ka ardhur trixa ne shtëpi më ka pëlqyer shumë tipi i saj, por nuk kam dashur t’ja pranoj vetes sepse kam menduar për njeriun jashtë. Jam njeri që bëj shumë për njerëzit. Ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë, të gabuar, sepse edhe Semi e tha. Po të donte ajo (Bora) e jepte një shenjë siç bëra unë para të gjithë shqiptarve. Unë e kam shumë të vështirë të pëlqej njeri. Beatrix më pëlqen shumë. Kam pasur siklet të flas me të për situatën time jashtë. Kur putha Borën nuk u ndjeva njësoj si dikur sepse jam thyer. Tani ndihem në faj”, u shpreh Donaldi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFjolla Morina e mbështet fort: Beatrix, shtrëngoje Donaldin, mos e lësho
Artikulli tjetërU zëvëndësua nga Sonila Meço në ‘Big Brother Vip’/ Balina shpërthen keq dhe kritikon ashpër produksionin dhe opinionistët e ‘BBV’