Ndarja nga jeta e aktores Edi Luarasi, reagon Presidenti Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aaktores së njohur shqiptare, Edi Luarasi.

Advertisements

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se aktoren e mirënjohur vetëm pak muaj më parë pati privilegjin ta vlerësoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

Postimi i Metës

Advertisements

Me shumë keqardhje mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, të cilën vetëm pak muaj më parë pata privilegjin ta vlerësoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

Edi Luarasi, do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë, si shembull i kurajës qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, që sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të artistëve, lutem të prehet në paqen e merituar!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ 406 raste të reja me Covid në Shqipëri, ja sa humbje jete u regjistruan në 24 orë
Artikulli tjetërÇfarë ndodhi në takimin mes Bashkimit dhe Alvisës?