Ndahet nga jeta parakohe regjisori dhe skenaristi i njohur, miku i tij i ngushtë jep lajmin e hidhur: Mjeshtri i madh do të na mungojë shumë!

Regjisori dhe skenaristi i njohur, Jean-Marc Vallée, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se Vallée ka vdekur në kasollen e tij në periferi të qytetit Quebec. Ndërkohë, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Advertisements

Përmes një deklaratë për media, partneri i Vallées në biznes, Nathan Ross, tha: “Jean-Marc ishte person i cili e promovonte kreativitetin, autenticitetin dhe eksperimentimin me gjëra të ndryshme. Ai ishte një artist i vërtetë dhe një burrë zemërgjerë dhe shumë i dashur. Të gjithë ata që kanë punuar me të, nuk kanë pasur si të mos e shohin talentin dhe vizionin që ai e posedonte. Ai ishte mik, partner kreativ dhe një vëlla i madh për mua. Mjeshtri i madh Vallée do të na mungojë shumë, por është ngushëllim kur dihet se puna e tij me stil dhe ndikim të cilën ai e ndau me botën, do të vazhdojë të jetojë”.

Regjisori kanadez nuk ishte i martuar por i ka lënë pas dy djemtë, Alex dhe Émile.

Advertisements

Jean-Marc Valléenjihet për regjinë e filmave, “Dallas Buyers Club” dhe “Wild” si dhe serialet hit të kanalit HBO, “Big Little Lies” dhe “Sharp Objects”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në Itali/ Burri vret gruan, më pas e mbështjell trupin e saj me një copë dhe bën veprimin e papritur
Artikulli tjetërNga 15 janari, leja e re e qarkullimit të mjetit, Blendi Gonxhja jep detajet që duhet t’i dinë të gjithë ata që kanë një makinë në shtëpi