Pacienti “zero” i varianti të ri Omicron të koronavirusit në Greqi është zbuluar në qytetin Hania të Kretës.
Advertisements
Bëhet fjalë për një qytetar grek që ka mbërritur nga Johanesburgu i Afrikës së Jugut në fillim në aeroportin e Athinës e më pas në atë të Haniasë në Kretë në 26 nëntor për të kaluar festat me prindërit.
Megjithëse ka kryer testet ku ka rezultuar negativ, vetëm pas tre ditësh pas një testi molekular PCR, ai ka shfaqur simptomat e para që janë ende të lehta dhe ka rezultuar i infektuar me “Omicron”.
Advertisements
Sa i përket personave që kanë kontaktuar me të, janë marrë të gjitha masat që të gjenden dhe të karantinohen. Është bërë e ditur gjithashtu se personi ka qenë i vaksinuar më të dyja dozat.
Lajmin e publikoi vetë ministri i Shëndetësisë në një konference shtypi për të sqaruar masat e reja që ka marrë qeveria greke për përballimin e pandemisë midis të tjerash, gjoba prej 100 eurosh për ata persona mbi 60 vjeç që nuk do të vaksinohen deri në datën 16 janar.
Ndërkohë, sipas zëdhënësit të qeverisë Giannis Oikonomou, vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të moshës mbi 60 vjeç është marrë sepse në këtë grup ka pasur një reagim të ulët, sepse gjatë gjithë periudhës së mëparshme janë shteruar të gjitha kufijtë e bindjes dhe sepse mutacioni i ri shkakton shqetësim global.
I pyetur për vendimin e një urdhri për vaksinim të përgjithshëm të detyruar të popullsisë, Oikonomou vuri në dukje ndër të tjera se ky detyrim është zgjidhja e fundit për rritjen e mbulimit me vaksinim, i cili vlerësohet dhe shfrytëzohet sipas dinamikës së pandemisë.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Kujdesit Shëndetësor në Greqi janë vaksinuar me dy doza 7 milion qytetarë ose 76% e popullsisë.
1.5 milion kanë marrë dozën e tretë, 900.000 të tjerë kanë mbyllur datën e vaksinimit me dozën e tretë.
Mbi 493.000 persona mbi 60 vjeç janë të pavaksinuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!