Monika Kryemadhi ‘plas bombën’: Ilir Meta do të kthehet në krye të LSI-së

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka konfirmuar rikthimin e Ilir Metës për të drejtuar këtë parti. Gjatë një aktiviteti të LSI-së, Kryemadhi tha se presidentit Meta i mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik.

Advertisements

“U bë një kohë e gjatë që nuk jemi mbledhur. E kemi pasur të nevojshme për të reflektuar të gjithë. Na presim disa detyra të tjera, dhe jam e bindur se sot jemi shumë më pak se ç’jemi në të vërtetë. Pjesa më e madhe e juaja sot janë ata që e kanë ndjerë në çdo moment vështirësinë e atyre momenteve që shumë pak janë nga ajo çka ka ndodhur.

Koha është ajo që shëron plagët dhe është ilaçi më i mirë. Njohëm njëri-tjetrin më shumë, me pastërtinë dhe dashurinë. Sot këtë aktivitet e ka organizuar një ekip i ri. LSI po shkon drejt një sfide të re. Kohë të tjera do të vijnë, angazhime të tjerë do të duhen. Kërkon energji të re.

Advertisements

Unë dua t’ju bëj me dije, le ta kemi këtë aktivitet ku unë do të flas si kryetare, pasi gjëra të tjera, angazhime të tjera do t’ju vijnë. Jam i bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Edhe ai mezi pret që t’ju vijë.

I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj. sinqeriteti juaj. I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë. Ndaj të jetë 2022-shi viti i LSI, i të rinjve dhe të rejave. Mos të harrojmë se jo vetëm Ilir Meta, por të gjithë ne kemi investuar te LSI.”, tha Kryemadhi./ BW

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e martë, 28 dhjetor 2021
Artikulli tjetërÇfarë ndodhi? Donaldi nuk i mban dot nervat, ‘shpërthen’ ndaj Beatrix