Mjeku i njohur epidemiolog klinik, Ilir Alimehmeti ka publikuar rezultatet e një studimi çek lidhur me vaksinën anti- Covid dhe imunitetin natyrore që fitojnë të infektuarit.
Advertisements
Sipas mjekut, ky studim madhor në nivel kombëtar “i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit”.
Sipas gjetjeve të studimit, Alimehmeti thotë se gjithashtu imuniteti natyror “është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve”.
Advertisements
Studimi tregoi se efektiviteti i imunitetit natyror kundër infektimit (PCR pozitive) ishte:
97% pas 2 muajsh nga infektimi,
90% pas 6 muajsh nga infektimi,
83% pas 12 muajsh nga infektimi,
72% pas 18 muajsh nga infektimi.
POSITMI I PLOTE
Miqtë e mi, një tjetër studim madhor konfirmon efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar COVID-19 dhe nga skema e vaksinimit!
🇨🇿 Të dhënat e prepublikuara më datë 12 Dhjetor 2021 janë përftuar nga të dhënat zyrtare të mbikqyryra nga autoritetet më të zyrtare të Republikës Çeke:
🇨🇿 Ministria e Shëndetësisë dhe
🇨🇿 Instituti i Informacionit dhe Statistikave Shëndetësore
🇨🇿 Akademia e Shkencave
✅ Në studim është hulumtuar E GJITHË POPULLATA ÇEKE E VAKSINUAR APO QË KA KALUAR INFEKSIONIN DHE NUK ËSHTË VAKSINUAR.
🇨🇿 Nga popullata totale prej 10.701.077 e Republikës Çeke, deri më 20 Nëntor 2021:
👉 6.287.356 individë janë të vaksinuar, dhe
👉 1.996.080 individë janë të infektuar më parë.
🦠 Efektiviteti i vaksinave kundër infektimit (PCR pozitive):
💉 Pfizer (Cominarty):
👉 87% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
👉 53% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,
👉 92% pas dozës së tretë (Pfizer).
💉 AstraZeneca (Vaxzevria)
👉 83% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
👉 55% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,
👉 92% pas dozës së tretë (Pfizer).
🦠 Efektiviteti i imunitetit natyror kundër infektimit (PCR pozitive):
👉 97% pas 2 muajsh nga infektimi,
👉 90% pas 6 muajsh nga infektimi,
👉 83% pas 12 muajsh nga infektimi,
👉 72% pas 18 muajsh nga infektimi.
✅ Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket infektimit të thjeshtë (PCR pozitive)!
🏥 Efektiviteti i vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:
💉 Pfizer (Cominarty):
👉 92% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
👉 83% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,
✅ 97% pas dozës së tretë (Pfizer).
💉 AstraZeneca (Vaxzevria)
👉 93% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
👉 82% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,
✅ 97% pas dozës së tretë (Pfizer).
🏥 Efektiviteti i imunitetit natyror kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:
👉 12.894 individë ndër 1.996.080 janë reinfektuar,
👉 pra vetëm 0.65% e personave janë reinfektuar,
✅ 100% efektiviteti kundër shtrimit në spital dhe vdekjes
📃 (Tabela S6 tregon mungesë totale në kolonat e shtrimeve dhe të vdekjeve në rast reinfektimi)
✅ Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve!
📃 Autorët dalin në përfundimet se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre tregojnë:
👉 Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin.
✅ Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë.
✅ Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.
🙏 Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!