Ministria e Jashtme ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Zvicrës.
Advertisements
Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht. Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.
Njoftimi i Ministrisë:
Advertisements
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Zvicra ka vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në vend.
Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.
Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.
Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!