Mbytet gomonia në ishullin grek! Dyshohet se kanë vdekur dhjetëra refugjatë

– Autoritetet greke bëjnë me dije se dhjetëra refugjatë kanë mbetur të vd ekur pasi një gomone me rreth 50 persona, u mb yt në ishullin Folegandros. Pothuajse 24 orë pasi operacioni i shpëtimit filloi të martën vonë, zyrtarët e rojes bregdetare thanë se nuk kishte gjasa të gjendeshin të mbijetuar.

Advertisements

“Përpjekjet do të vazhdojnë, por në ujërat shumë të ftohta dhe shumë të thella, gjasat për të gjetur dikë të gjallë po pakësohen nga ora në orë”, ka thënë Nikos Kokkalas, zëdhënësi i rojes bregdetare helene, i cili shtoi se, të mërkurën vonë, ekipet e shpëtimit kishin gjetur trupin e vetëm një burri.

Incidenti vjen më pak se pesë ditë pasi zyrtarët e OKB-së për migracionin thanë se 164 persona ishin mbytur në brigjet e Libisë, tani pika dominuese e tranzitit për njerëzit që ikin nga lu fta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kryeministri flet si një njeri i thjeshtë”, Ngjela: Ramës i ka rënë shteti, s’ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve, duhet të japë dorëheqje
Artikulli tjetërA bëjmë koalicion me Ramën? Sali Berisha zbulon ftesën që i bëri Basha në fund të fushatës