“Mbi 20 mijë paund për të shkuar në Angli”/ “The Mirror”: Si kontrabandistët shqiptarë përdorin “TikTok” për kalimet ilegale me kamion drejt Britanisë

Media britanike “The Mirror” i ka kushtuar një artikull kontrabandimit të personave në drejtim të Britanisë, ku në qendër janë shqiptarët.

Advertisements

Për të shkuar në Britani tashmë kontrabandistët shqiptari përdorin rrjetet sociale, si tiktok për kalimet ilegale me kamion në Britani. Ndërsa shuma për një person i kalon 20 mijë paund.

Sipas “The Mirror” në rrjetet sociale bëhet reklamë për mënyrën si mund të shkohet në Britani.

Advertisements

“Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kamionit. 100% e sigurt. Për më shumë DM”, thuhen në reklamat që publikohen në rrjetet sociale.

Një reklamë tjetër e postuar më 21 dhjetor, thoshte: “Një tjetër udhëtim në Angli në krye të kamionit. 24,000 paund. Udhëtim i sigurt për në Angli para Krishtlindjeve. Na kontaktoni shpejt.”

Kjo ishte gjashtë ditë pasi Agjencia Kombëtare e Krimit njoftoi marrëveshjet me TikTok, Facebook , Instagram , YouTube dhe Tëitter .

Kompanite u zotuan për një “bashkëpunim më të madh kundër grupeve të krimit që përdorin internetin për të rekrutuar, komunikuar dhe reklamuar shërbime për migrantët”.

Kjo marrëveshje erdhi pasi 27 emigrantë u mbytën me gomone muajin e kaluar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakYlli Manjani sulmon politikën shqiptare: E majta dhe e djathta sulmojnë individin dhe lirinë, janë në garë se kush dhunon më shumë demokracinë
Artikulli tjetërE akuzon të motrën se i ka lekë borxh, Gëzimi: Nuk dal nga kjo studio, ose ajo, ose unë i gjallë