Manaj: Ambasadorët në Shqipëri si mbretër, në vendet e tyre s’i njeh askush

Gazetari shqiptar në Londër Arben Manaj ka folur lidhur me rolin e ambasadorëve në vendin tonë.

Advertisements

Në një lidhje me Skype për emisionin “Opinion”, Manaj u shpreh se ambasadorët në Tiranë trajtohen si “monarkë” dhe “mbretër” nga politika por edhe media.

“Sepse ndoshta në vendet nga vijnë ose në momentet që hipin në Rinas në “Austrian Airlines” nuk i njeh njeri, por sillen aty edhe për fajin tonë të medias dhe për fajin të politikës shqiptare që i trajton këta si mbretër, si monark. Gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Unë kam përshtypjen që këta ndërkombëtarë ndoshta nuk e njohin psikologjinë dhe realitetin e Shqipërisë se të njëjtën gjë bënë dhe me Albin Kurtin në Kosovë. Besoj e mbani mend çfarë mesazhesh i dërgonte Grenelli, keni dhe 2 ditë, keni dhe 3 ditë, PDK-së dhe LDK-së për të hequr Albin Kurtin. Në momentin që kosovarët e kuptuan ndikimin e amerikanëve për të cilin ata nuk ishin dakord dhe padyshim në zgjedhjet e ardhshme, e sollën përsëri në pushtet.

Advertisements

Dhe ky mendim që pa ndihmën e amerikanëve nuk vjen dot në pushtet, kjo është absolutisht e pavërtetë. Nuk pyet shqiptari diku në një mal të Përmetit apo të Kukësit se kujt i shkel syrin Yuri Kim. Ai shikon interesa të tjera. Nëse do të fitojë Rama me shumicë absolute do të fitojë dhe ambasada amerikane nuk ka shans ta ndryshojë rezultatin, ashtu si dhe PD-ja. Se edhe në ’97 e hoqën Berishën nga pushteti, por në 2005 nuk e ndaluan amerikanët të vinte prapë në pushtet. Pse? Sepse fitoi shumicën”, tha ndër të tjera gazetari Arben Manaj. / Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Pse e ke inat Donaldin?”/ Gazetarja e njohur e ka gati përgjigjen: E gjykoj…
Artikulli tjetërBraho nuk i ndahet Vangjush Dakos, publikon faktet dhe e sulmon sërish: 1 miliard lekët i mban mend?