Lefter Maliqi: Më bëni drejtor policie dhe shihni çdo të bëj për një javë

Ish-deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për gazetarin Ermal Vaka në Abcnews.al shprehu hapur ambicien për të qenë pasardhësi i Gledis Nanos në Policinë e Shtetit. Ai tha se nëse ka vullnet rendi vendoset për një javë në Shqipëri.

Advertisements

“Unë do të vazhdoj misionet e mia politike, në sfidat lokale. Pse jo nesër kur të jem në ekzekutiv nuk e fsheh ambicien për të qenë në kupolën drejtuese të policisë së shtetit për shkak të njohjeve dhe profesionit që kam dhe jam i bindur që rendi vendoset brenda një jave në Shqipëri.

Advertisements

Po pate ambicie dhe po luftove krimet kundër personit dhe pronës. Pasardhësi i Gledis Nanos? Ajo nuk dihet kur vjen ky moment, por ambicia ime kjo ka qenë dje do të jetë derisa të kem mundësi” deklaroi ai.

Lefter Maliqi në vitin 2017 ishte në listat e PD-së si kandidat në qarkun e Beratit, por jo në pjesën fituese. Kjo ishte arsyeja që ai u largua nga Lulzim Basha duke kaluar me Edi Ramën dhe si shpërblim u emërua zv/ drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Por pas djegies së mandateve nga PD-LSI, i erdhi radha në listë dhe pranoi që të merrte mandatin duke u kthyer në kritikun e shumicës. Në zgjedhjet e fundit kandidoi me LSI-në, por nuk fitoi./ Abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia blindon Vlorën, efektivë të armatosur dhe me kapuç postbllok në rrugët e qytetit për kapjen e atentatorëve të Indrit Sabedinit
Artikulli tjetër‘Puthe në qafë dhe preke nga kofshët’, kur Donaldi kur ‘përgatiste’ Kledin për Trixën (Video)