Kur shikon fotografitë në rrjetet sociale të Ledina Çelos, nuk mund të të mos shkojë në mendje koha kur ishte ende një vajzë e re dhe të të duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar. Këngëtarja vazhdon ende të ruajë pas kaq shumë vitesh një imazh rinor të përsosur dhe linja fizike mahnitëse që nuk i tregojnë aspak moshën, edhe pas lindjes së dy fëmijëve.
E pyetur nga Rudina Magjistari gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan për sekretin e bukurisë, Ledina ka një përgjigje shumë të thjeshtë.
Advertisements
“Më pyeti një mikja ime sot, se erdha me të në avion dhe më tha: “Nëse do të ishe në një vend që ndodh diçka dhe do ngelej me diçka që nuk jetoje dot?” Unë i thashë “pa vrap”. Nuk jetoj dot pa vrap. Unë e dua shumë shëtitjen në pyll. Kam fatin që kemi një shtëpi afër pyllit, ishte zgjedhja ime se gjithmonë e kam ëndërruar. Për mua është antistres, përveçse është mirë nga ana shpirtërore, relaks. Vrapi është gjëja më e mirë” – tha Ledina duke shtuar se bën sistematikisht vrap, madje 7 – 8 kilometra, një ditë po, një ditë jo.
Aktiviteti fizik është sereti, sipas Ledina Çelos. Por përveç tij, këngëtarja tregon se ka disa vite që ka hequr dorë nga brumërat dhe preferon shumë sallatat e ndryshme, si edhe ushtrime fizike kur mundet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!