Lajmi fundit/ ‘Shpërthim’ infektimesh nga Covid në Shqipëri, MSH publikon shifrat për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike në vend.

Advertisements

Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 617 raste të reja, ndërsa numri më i lartë i rasteve është në Tiranë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-67 vjeç, një qytetare nga Elbasani 75 vjeç.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 92 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Advertisements

Në të gjithë vendin janë 5836 pacientë aktivë me Covid, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 284 qytetarë, , duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,465 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 617 qytetarë, në këto bashki:

312 në Tiranë, 33 në Durrës, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 23 në Sarandë, 22 në Vlorë, 15 në Berat, 13 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 10 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz,

nga 7 qytetarë në Krujë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Skrapar,

nga 3 qytetarë në Peqin, Devoll, Përmet, Vorë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Patos, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Kolonjë, Dropull, Libohovë, Delvinë, Shijak, Mirditë, Tropojë, Kukës, Fushë Arrëz.

Statistika (30 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 617

Të shëruar në 24 orë 284

Të shtruar në spitale 90

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 5482

Testime totale 1,478,636

Raste pozitive 209,516

Raste të shëruara 200,465

Raste Aktive 5,836

Humbje jete 3,215

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2747

Fier 670

Durrës 505

Shkodër 393

Vlorë 354

Elbasan 352

Berat 221

Lezhë 170

Gjirokastër 150

Korçë 107

Dibër 93

Kukës 74

Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTragjedia shqiptare në prag të Vitit të Ri/ Gruaja zgjohet nga koma, bashkëshorti i saj i vrau dy djemtë (EMRAT)
Artikulli tjetër“Do vrisja…”/ Ilir Shaqiri fitues i Big Brother Vip? Donaldi bën deklaratën e fortë!