Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit, pranë një lokali.
Advertisements
I plagosuri, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësorë.
Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe po punohet për sqarimin e personave të përfshirë në këtë konflikt si dhe sqarimin e plotë të rrethanave.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!