Lajmi fundit/ Përgjysmohet numri i viktimave nga Covid në vend, ja sa raste të reja në 24 orët e fundit

Është përgjysmuar numri i viktimave nga Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ne 24 orë 4 qytetarë kanë humbur jetën nga 8 që ishin një ditë më parë.

Advertisements

Po ashtu janë regjistruar edhe 301 raste të reja.

COVID19

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë: 2396 testime, 301 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 463 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2396 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 301 qytetarë, në këto bashki:

101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë,

nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 5474 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 67 vjeçë, një qytetar nga Divjaka 78 vjeç, një qytetar nga Berati 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 463 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 301

Të shëruar në 24 orë 463

Të shtruar në spitale 125

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2396

Testime totale 1,430,984

Raste pozitive 204,928

Raste të shëruara 196,298

Raste Aktive 5474

Humbje jete 3,156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2568

Fier 645

Gjirokastër 478

Shkodër 360

Durrës 346

Elbasan 278

Berat 261

Vlorë 210

Lezhë 121

Korçë 101

Kukës 57

Dibër 49

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Plasin’ shakatë në rrjete sociale për ish çiftin: “10 milionë shqiptarë për të bërë bashkë Borën e Donaldin” (FOTO)
Artikulli tjetër“Kur do ia bësh edhe ti ‘bam’ me Albanin?”/ Çiljeta ‘shuan’ kuriozitetin e fansave (FOTO)