Ministria e shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.
Advertisements
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 vikamë dhe 7 pasona të infektuar.
Më tej, bëhet e ditur se janë shpallur të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë, në 157.863.
Advertisements
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Një rast i vdekjes dhe shtatë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, raporton Express.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të gati 2 mijë mostrave.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e nëntë pacientëve.
“Nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863. Në total numri i rasteve aktive është 328”, ka njoftuar MSh’ja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!