Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 16 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 1.895 mostrave. Në 24 orëshin e fundit nuk është shënuar asnjë vde kje nga COVID-19.
Advertisements
Sipas këtij njoftimi raste aktive me koronavirus janë 314. Deri më tani në Kosovë, 775.162 persona kanë marrë dy doza të vaksinës.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët prej 12 vjeç e lartë. Në Kosovë administrohen dy lloje të vaksinave, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe vaksina e Pfizer/BioNTech.
Advertisements
Që prej 9 dhjetorit ka nisur edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!