Lajmi fundit/ MSH jep lajmin e mirë, ja si paraqitet situata e Covid në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 29 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,058 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vik timë nga COVID-19.

Advertisements

Sipas njoftimit, edhe 12 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 371. Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar 3,047 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 781,351 persona. Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese.

Advertisements

Në vend jepen dy lloje të vaksinave, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizerit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFamilja i ktheu shpinën/ Historia e trishtë vajzës që u abuzua nga polici dhe u përjashtua nga shkolla
Artikulli tjetërHiqet ora policore në natën e ndërrimit të viteve, ja pse Komiteti Teknik i Ekspertëve mori këtë vendim