Lajmi fundit/ Mjeti futet brenda dyqanit në Tiranë, plagosen 2 persona (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në një dyqan në zonën e Dispancerisë në Tiranë, duke lënë të plagosur dy persona.

Advertisements

Mes personave të plagosur është shitësi në dyqanin e enëve të kuzhinës.

Nuk dihet ende shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e shoferit, dhe as gjendja e personave që kanë mbetur të plagosur.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, në zonë ka punonjës të policisë që po kryejnë verifikimet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Tronditet Vlora në ditën e fundit të vitit, të shtëna me armë në zonën e Lungomares (VIDEO)
Artikulli tjetërGëzuar Vitin e Ri, Zelanda e Re ‘prek’ në 2022! (VIDEO)