Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 16 raste të reja me Covid-19 nga 1, 424 teste të realizuara.
Advertisements
Ministria e Shëndetësisë bëri më dije se nuk është raportuar asnjë humbje jete.
Në total numri i rasteve aktive është 320.
Advertisements
02 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës.
Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811. Në total numri i rasteve aktive është 320
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!