Një alarm i rremë për bombë është dhënë ditën e sotme në stacionet e metrosë në në Syntagma dhe Monastiraki të Greqisë. Policia evakuoi qytetarët dhe mbylli të gjitha stacionet e linjave 2 dhe 3 të metrosë.
Advertisements
Mediet në Greqi raportojnë se disa të panjohur kanë telefonuar, duke informuar për shpërthimin e një bombe në metro. Trenat qëndruan në stacione pa pasagjerë, ndërsa forca të shumta policie kryen kontrolle të imtësishme në të dy stacionet.
Pas kontrollit, në stacionet e metrosë u rikthye qarkullimi dhe pasagjerët u lejuan të udhëtonin drejt destinacionit të tyre.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!