Lajmi fundit/ 8 raste të reja me Covid në Kosovë, ja sa humbje jete u regjistruan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë.

Advertisements

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vik timë nga virusi, ndërsa nga ana tjetër, janë shënuar 8 persona të infektuar. Sa i takon të shëruarve ato janë 12, duke e dërguar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 157.848

Njoftimi i MSH:

Advertisements

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë vi ktimë

7 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës.

Deri më sot 767.742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848.

Në total numri i rasteve aktive është 314.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA do të ketë ‘shtrëngim’ të masave anti-Covid në prag të festave?
Artikulli tjetërDetaje të rënda/ Burri i mori jetën gruas, tre fëmijëve të mitur dhe më pas bëri vetëvrasje, shkak u bë certifikata e vaksinimit