Bashkimi është një nga konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen” këtë sezon dhe ai sërish është në qendër të vëmendjes. Arsyeja për këtë është një foto mjaft simpatike e Bashkimit fëmijë, ku duket qartë se nuk ka ndryshuar shumë.
Advertisements
Fotoja ka qarkulluar ditët e fundit në rrjete dhe në të shihet qartë se Bashkimi vetëm sa është rritur, pasi tiparet e tij kanë mbetur thuajse të njëjta si shumë vite më parë.
Ndërkohë, në “Për’puthen” Bashkimi po vazhdon takimet me Alvisën dhe marrëdhënia e tyre duket se po bëhet gjithnjë e më serioze.
Advertisements
Megjithatë opinionisti Arjan Konomi e ka treguar hapur se nuk ka pëlqim ndaj tyre si çift. Gjatë puntatës së djeshme të programit Arjani u tha atyre se u kënaq duke i parë bashkë në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë, por se pastaj u kujtua se ata kanë qenë dhe më parë te shtëpia e njëri-tjetrit, e se kjo nuk është ndonjë gjë e madhe.
“Bashkimi ka pikëpyetje që do ta shoqërojnë deri në ditën e dasmës, e s’ka për tu bindur kurrë, sepse Alvisa është një mjeshtre e manipulimit. Ajo është një ‘mitomane’, beson edhe gënjeshtrën e vet. Alvisa njeriu që ka gënjyer më shumë në këtë emision, me produksion, me njerëz të tjerë, me mua, me Bashkimin, me Borën, familjen e saj, është ajo që akuzon të tjerët për gënjeshtar”, tha Arjani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!