Kthjellime dhe ngrica, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon me kthjellime por ngrica sidomos në gjysmën lindore të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb: Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë gjatë mbrëmjes dhe deri mëngjesin pasardhës. Edhe pse herë pas herë do ketë kalime vranësirash të lehta.

Advertisements

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -2°C deri në 18 °C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h Jugor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova
Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme mbizotërojnë kushtet atmosferike në republikën e Kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës do të sjell shpeshtim të vranësirave në zonat të izoluara veriore dhe perëndimore duke rrezikuar dhe momente të shkurtra me flokë dëbore.

Advertisements

Maqedonia e Veriut
VIJON ndikimi i masave ajrore kontinentale mbi republikën e MV duke kushtëzuar mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme gjatë gjithë ditës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE dhimbshme! Gjenden të pajetë prindërit e aktores së njohur ja dyshimet e para (FOTO)
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 25 dhjetor 2021