‘Kam frikë se mos dorëzohet’, Einxhel tregon historinë e trishtë për nënën e saj

Mbrëmjen e sotme Einxhel Shkira hapi zemrën duke treguar një histori tejet të dhimbshme për nënën e saj. Mamaja e Einxhelit ka qenë mjeke në Spitalin Ushtarak, por nga një aksident i viteve më parë ka thyer legenin dhe sot ka një protezë.

Advertisements

Advertisements

Moderatorja tregoi se që nga ajo ditë jeta e së ëmës ka ndryshuar, pasi tani ka frikë të dalë dhe nga shtëpia.

“Mami nuk mund të kryente më shumë gjëra vetë. Nga një person që e donte shumë jetën, i pëlqente të shëtiste, të kërcente, të vraponte, ishte një person shumë aktiv, mamaja u kthye në një person që kishte frikë të dilte nga shtëpia, kishte frikë se mos rrëzohej prapë”, tha Einxhel.

Ajo shtoi se e ëma ka dhe probleme të tjera shëndetësore që ia rëndojnë gjendjen.

“Mami ka dhe probleme të tjera shëndetësore që ia rëndojnë situatën. I ati i saj ka pasur probleme me ekuilibrin, me Parkinsonin, me zemrën edhe unë gjithmonë kam pasur frikë mos do i kishte dhe mami. Nuk dua që mami të dorëzohet sepse nëse ajo dorëzohet e kemi të humbur luftën. Më tremb fakti që mund të zgjohem ndonjë ditë dhe të mos e kem më. Më tremb fakti që dita ditës ajo mund të dorëzohet, mund të jetë një tjetër njeri. Ajo nuk dëshiron të dalë më as në foto, as në video. Unë nuk do kisha qenë këtu nëse ajo nuk do ma kishte kërkuar. Ma, ti je gruaja më e bukur që e kam parë, një grua shembull dhe me zemrën më të bardhë”, u shpreh moderatorja teksa shpërtheu në lot.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPubliku voton që DJ Dagz të kthehet në shtëpinë e Big Brother VIP, vendimi krijon një situatë të sikletshme gjatë spektaklit
Artikulli tjetërÇfarë do të ndodhë me PD-në nëse Berisha rikthehet kryetar? Rama jep paralajmërimin e fortë