“Ka frikë se viktimizimi më jep pikë”, Arjola e revoltuar keq me Donaldin: Ka fytyrë dhe më pyet…

Arjolës ende nuk i ka dalë inati nga spektakli i së Premtes. Aktorja po diskutonte me Ilirin, Moniken dhe ‘Big Mamën’ për diskutimet e mbrëmjes.

Advertisements

Arjola është akuzuar shpeshherë për viktimizim dhe pikërisht në këtë pikë e mbështeti edhe replikën e saj.

‘’Kanë frikë se viktimizimi im më jep pikë. Ata kanë harruar që unë nuk i kam dalë ndonjëherë publikut dhe t’i them që më votoni mua sepse jam gjynah’’,- tha ajo e revoltuar teksa bisedonte me Ilirin, Monikën dhe ‘’Big Mamën’’.

Advertisements

Arjola gjithashtu foli për Donaldin, i cili e akuzoi aktoren se mbështet dhe favorizon lojën e Ilirit.

Shumë akuza u hodhën mes njëri-tjetrit gjatë spektaklit por Arjola ka zgjedhur që stresin e akumuluar ta shfryjë duke diskutuar me banorët.

‘’Unë i kam larë të mbathurat Donaldit, vinte Semi dhe m’i sillte me qese. Ka fytyrë dhe më pyet se çfarë kam bërë unë për të. Unë kam prishur rehatinë time për t’i bërë shërbim të gjithëve këtu edhe pse nuk e kam për detyrë. Të gjithë flinin kur unë përgatisja bukën deri në orën 15:00 të mëngjesit. Nuk ia kam prishur tymin e cigares askujt dhe vijnë më kërkojnë llogari. Detyrë kam vetëm për ata fëmijë që kam në shtëpi’’,- tha ajo e revoltuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas përfundimit të mbledhjes, Basha u dërgon mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ja çfarë i shkruan
Artikulli tjetërHoroskopi javor, 13-19 dhjetor 2021