Tre deputetë letonezë janë pezulluar nga votimi në parlament pasi refuzuan të vaksinohen kundër COVID-19. Sipas një mase të fundit, vetëm ligjvënësit që janë vaksinuar ose janë shëruar nga virusi mund të marrin pjesë në parlamentin letonez.
Advertisements
Deputetët që kanë prova mjekësore se nuk duhet të vaksinohen duhet të bëjnë testin PCR për të hyrë në parlament
Rregulli u miratua nga deputetët muajin e kaluar dhe hyri në fuqi më 15 nëntor. Deputetët që nuk e kanë respektuar masën iu është pezulluar pagesa. Identiteti i deputetëve të pavaksinuar nuk është bërë i ditur.
Advertisements
Letonia ishte vendi i parë në Evropë që rivendosi një bllokim kombëtar në muajin tetor mes një rritjeje të infeksioneve të reja me coronavirus.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) vetëm 59.5 për qind e popullsisë së rritur të Letonisë prej 1.9 milion banorëve është e vaksinuar plotësisht, shumë më poshtë mesatares së BE-së prej 66.4 për qind.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!