I fundit! Po riparonin linjën elektrike në Memaliaj, bien në kontakt me rrymën elektrike dy elektricistë, njëri në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Memaliaj, ku dy elektricistë kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Advertisements

Bëhet me dije se në kontakt me rrymën elektrike kanë rënë shtetasit A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj (Punonjës të OSHEE), të cilët duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak.

Rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në fshatin Çërrilë, Memaliaj, shtetasit A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj (Punonjës të OSHEE), duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ Gjendet pa shenja jete në mes të qytetit gazetari i njohur, dalin dyshimet e rënda (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërKush mendon se do dalë sot nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’? Iliri dhe Monika e thonë troç (EMRI)