Gjergj Kohila, ish-shef i Policisë në Sektorin e Luftës kundër Kr imit të Organizuar në Vlorë, është dënuar me 12 vite burg. Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke marrë pjesë në disa episode të trafikimit të dro gës.
Advertisements
Ish-shefi i Policisë, është provuar se është përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kr iminal të drejtuar nga Habilajt. Me vendimin e sotëm, GJKKO ka lënë në fuqi pretencën e kërkuar nga prokurorët e SPAK.
Gjergj Kohila, Jaed Çela dhe Sokol Bode ishin tre zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për përfshirje të trafikun e dr ogës. Aktualisht në burg është vetëm Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua për tu përballur me drejtësinë, për akuzat e trafikut të dr ogës.
Advertisements
Gjergj Kohila dhe Sokol Bode aktualisht ndodhen në arrati. Ky i fundit gjatë kohës për të cilën akuzohet ka mbajtur detyrën e shefit të stacionit policor Dhërmi. Sokol Bode nuk ka pranuar akuzën dhe rrjedhimisht gjykimin e shkurtuar, duke bërë që Gjykata ta veçojë dhe dosjen e tij.
Dy ish-zyrtarët që kanë bashkëpunuar me grupin kr iminal Habilaj për kultivimin dhe trafikimin e kana bisit drejt Italisë, janë gjykuar më vete dhe dosjet për ta janë veçuar nga ato të Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!