I fundit/ Gjendet pas orësh kërkimi personi që u rrëzua në greminë bashkë me gazetarin Alfred Lela, ja si paraqitet gjendja e tij (EMRI)

Është gjetur Ndoc Mula që ra në greminë mbrëmjen e sotme. Ai është në gjendje të rëndë për jetën. Vijon…

Advertisements

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për incidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme në malin e Munellës, ku gazetari Alfred Lela dhe 4 persona të tjerë kishin shkuar për alpinizëm.

Dy nga personat kanë rënë në humnerë, njëri prej të cilëve, i identifikuar si Ndoc Mula, vijon të jetë i zghdukur prej disa orësh. Personi tjetër që ra në humnerë, Ilir Shyti po transportohet drejt spitalit dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.

Advertisements

Dorien Malaja, Gisel Dollani dhe Alfred Lela janë në gjendje më të mirë, sipas burimeve të Fax Neës. Operacioni për kërkimin e alpinistit të humbur vështirësohet nga kushtet atmosferike por dhe terreni i thyer malor.

NJOFTIMI

Pukë

Policia e Pukës, shërbimet e zjarrëfikses dhe banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë disa alpinistëve.

Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi A. L., se ka qënë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.

Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit I. Sh., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit N. M.

(E.H/Faxweb.al)

Është gjetur Ndoc Mula që ra në greminë mbrëmjen e sotme. Ai është në gjendje të rëndë për jetën. Vijon…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për nesër, zbuloni si do të jetë dita e fundit e vitit 2021
Artikulli tjetërAksidenti i rëndë i gazetarit/ Si ranë në humnerë dy alpinistët! Policia “zbardh” dinamikën e ngjarjes