Mediat turke raportojnë për tentativë të dështuar në eleminimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Advertisements
Sipas gazetave Sabah dhe Haberturk, presidenti Erdogan kishte shkuar për të marrë pjesë në një aktivitet në qytetin Siirt në juglindje të Turqisë.
Eksplozivi u gjet poshtë makikës të një oficieri policie i cili do të ishte me shërbim në qytetin Siirt.
Advertisements
Më pas ekspertët xhenierë ndërmorën një shpërthim të kontrolluar të lënës plasëse.
Bomba ishte e lidhur me një sistem telekomandimi në distancë.
Nënkryetari i partisë së Erdogan, Hamza Dağ deklaroi se ka nga ata që përpiqen të shkatërrojnë paqen në vend dhe ky sipas tij është një prej rasteve.
Korrespondentja e televizionit izraelit I24News raportoi nga Ankaraja se autoritetet turke besojnë se kjo është një tentativë e ndërmarrë prej militantëve Kurd.
topchannel
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!