Video e një efektiveje të policisë së New York, e cila i bën ‘twerk’ kolegut të saj të martuar, po bën xhiron e rrjetit. Policja, me origjinë shqiptare Vera Mekuli, u filmua teksa kërcente në prehrin e kolegut të saj Nick McGarry, një toger të martuar.
Advertisements
Efektivja e policisë ka reaguar për mediat duke u shprehur se ndihet e turpëruar pas daljes së pamjeve. Madje 26-vjeçarja i ka kërkuar falje gruas së kolegut, ndërsa ka thënë se prej asaj dite nuk ka folur me togerin dhe nuk ka qenë e qetë.
“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”-është shprehur ajo për TMZ.
Advertisements
Kërcimi i efektives ndodhi javën e kaluar në një bar, teksa ajo bashkë me kolegët po festonin Krishtlindjet. Vera Mekuli tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos. Mediat raportojnë se as Vera dhe as nëntogeri nuk përballen me ndonjë akuzë disiplinore.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!