Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar në Itali. Mediat lokale bëjnë me dije se Arian Domi nga Vicolungo është viktima e aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës 22 dhjetor në Landiona. Makina me të cilën po udhëtonte shqiptari është përplasur me një mur. Sipas informacioneve fillestare, burri, i cili punonte në një kompani ndërtimi në Carpignano Sesia, po kthehej nga puna në shtëpi dhe ndoshta për shkak të mjegullës humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur me murin e një shtëpie
Advertisements
Shërbimet e urgjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje por nuk mund të bënin asgjë për të pasi kishte ndërruar jetë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements