Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka hyrë një zarf i bardhë, të cilin e lexoi Beniada. Në të shkruhej se sfida është realizuar me sukses dhe që tani do kthehen brenda.
Advertisements
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton që sfidën e keni kaluar me sukses, që nga ky moment ka përfunduar sfida”, shkruhej në letrën që ndodhej në zarf. E sigurisht që ky lajm u prit mjaft mirë nga banorët.
Banorët e “Big Brother VIP” e kanë kaluar natën jashtë në të ftohtë. Kjo për arsye se Beniada vendosi që të pranonte surprizën që ishte brenda kutisë së Pandorës.
Advertisements
Modelja e njohur duhej që të zgjidhte edhe një banor tjetër që të mos e vuante këtë dënim dhe ajo tha emrin e Einxhel. Gjatë kohës që pjesa tjetër e banorëve po flinte jashtë, Beniada u kujdes që t’u shërbente.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!