Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi. Një nga arsyet që përenden në dokumentin e publikuar nga Gjykata Speciale, është mundësia për të ndërhyrë në procesin gjyqësor në Kosovë ku u shfaqën akuza se agjencia e Inteligjencës kishte dy agjentë të cilët dhanë dëshmi të fabrikuara.
Advertisements
Gjykata Speciale gjithashtu rendit lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderve të veteranëve të luftës së UÇK-së, përfshirë deklaratat e Fation Klinakut në verën e kaluar dhe k rimet e supozuara.
Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit.
Advertisements
“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument.
Po ashtu si arsye e refuzimit jepet edhe ndikimi i ish-anëtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës mbi Policinë e Kosovës.
Vijon…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!