I fundit/ Kishte marrëdhënie intime me mbesën e tij, Gjykata merr vendimin për Festim Haderin

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për 50-vjecarin Festim Haderi, i cili u arrestua 3 ditë më parë për kryerjen e marrëdhënieve sek suale me mbesën e tij.

Advertisements

Ngjarja ka shokuar prej disa ditësh opinionin publik, ndërsa ditën e sotme i akuzuari është përballur për herë të parë me gjykatën, e cila ka vleftësuar arrestimin e tij nga policia dhe ka caktuar si masë shtrënguese “arrest me bu rg” deri në përfundim të hetimeve.

Festim Haderi nuk i ka pranuar në asnjë rast akuzat që ngrihen ndaj tij, ndërsa në seancë avokati mbrojtës i 50-vjecarit ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit personal me një më të butë edhe për shkak të gjendjes shëndetësore të klientit.

Advertisements

Sipas tij, i arrestuari ka pësuar një trombozë dhe ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale në Angli dhe gjatë kësaj kohe të qëndrimit jashtë ishte shpallur në kërkim.

Gjyqtari i seancës Paulin Çera nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi kërkesën e akuzës.

Festim Haderi është kapur menjëherë pas kthimit në Shqipëri. Policia e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie sek suale ose hom oseksuale me persona në gjini ose kujdestari”. Arrestimi u bë mbi bazën e denoncimit dhe dyshimeve se ai ka kryer marrëdhënie sek suale me mbesën e tij 27-vjeçare, vajzën e të vëllait.

Në njoftimin e saj, policia vendore theksonte se i arrestuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie kundër dëshirës së mbesës. Kjo rrethanë e rëndon më tej pozitën e 50-vjeccarit nëse provohet se e ka kryer këtë vepër penale që parashikon një dënim deri në shtatë vjet burgim.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë dhe pretendimet e palëve.

Për mbrojtjen e Festim Haderit nuk ekziston një fakt penal që të mbështesë akuzën dhe mbajtjen e tij në paraburgim. I arrestuari është i divorcuar dhe me fëmijë. Ai njihej si person pa probleme me ligjin deri në momentin kur është denoncuar për kryerje të marrëd hënieve sek suale me mbesën e tij.

Kjo e fundit ka deklaruar përpara grupit hetimor se fillimisht ka kryer marrëdhënie me dëshirë me xhaxhain e saj, por më pas pasi ajo ka dashur ta ndërpresë atë, ai ka filluar ta kë rcënojë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Qesha me lot”/ Rudina Dembacaj ka diçka për ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix (FOTO)
Artikulli tjetërDoli nga terapia intensive/ Publikohet fotoja e parë e Adriana Matoshit pas operacionit në tru, ja kush i qëndron pranë