Analisti Milaim Zeka është futur në sherrin që ka nisur dje mes Oni Pustinës dhe balerinit Ilir Shaqiri.
Advertisements
Pustina i bëri thirrje ‘Big Brother VIP’ që t’ia japin Ilirit çmimin e madh që ai të pushojë së xhelozuari kolegët e tij shqiptarë në Itali.
Sipas Milaim Zeka, Oni Pustina po e bën këtë vetëm për klikime.
Advertisements
“Oni Pustina sulmon Ilir Shaqirin vetëm për klikime. Oni Pustina, njeri pothuajse anonim, vetëm për klikime, mundohet të fyej, denigrojë, ose t’i mveshë epitete Ilir Shaqirit, që fare nuk i takojnë. Unë kam punuar dy vite me Ilirin. Kemi qenë në juri tek ”Dancing With the Stars”. Kurrë në jetën time nuk e kam dëgjuar duke e përgojuar dikënd. As duke folur për të tjerët. Ajo që thotë ky anonimusi, është komplet gënjeshtër. Ky hap gënjeshtra për Ilirin, vetëm që ne të mirremi me të. Njëra nga arsyet kryesore që shoh spektaklin e Bigbradher, është Ilir Shaqiri, për të cilin shumë besoj që do ta fitojë. Është i pakonkurrencë”, shkruan Milaim Zeka.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!