Ish-Kryeministri Sali Berisha ka siguruar mbrëmjen e sotme se gara për kreun e ri të Partisë Demokratike do të jetë e barabartë për të gjithë ata që vendosin të kandidojnë.
Advertisements
I ftuar në emisionin “Pushteti” me Juela Meçanin në Fax News, ish-Kryeministri ka shpjeguar se ai nuk tërhiqet nga gara sepse nuk mund të tradhëtojë dëshirën e bazës së PD-së që kërkon rikthimin e tij.
I pyetur sa reale është gara për kreun e ri të PD-së kur kandidatët duhet të përballen me ish-liderin historik, Sali Berisha u shpreh se ai nuk mund t’ia ulë apo ta shtojë autoritetin moral që ka, por e vetmja gjë që mund të bëjë është garantimi i një gare të ndershme.
Advertisements
Biseda në studio
Sali berisha: Çdo njeri do gjykohet nga kontributet dhe veprimtari e tij. Nëse unë kam zgjedhur përballjen me George Soros, e kam bërë sepse ai është shndërruar në faktor kryesor në vendosjen e sistemit kmonist në shoqerinë civile dhe shndërrimin e drejtësisë në pvegël të pushtetit ekzekutiv. Çdo njeri do të gjykohet nga veprimtaria e tij. Ky është qëndrimi im. Cili do jetë filtri? Do e bëjë baza.
Meçani: Nëse kandidoni ju sa e bën garën reale?
Berisha: As nuk mund t’ia shtoj dhe as t’ia zvogëloj vetes autoritetin moral që kam. Unë pranoj të gjitha kushtet për një garë të ndershme të barabartë.
Kalaja: Në PD ka 3 grupe, njëri që mbështet Bashësn, një që ju mbeshtët ju dhe një grup tjetër që nuk ju do asnjërin. A nuk e patë të arsyeshme që këtë beteje ta çoni deri në fund pa kandiduar vetë?
Berisha: Po të ishte pronë e imja mund të më shkonte ndërmend një gjë e tillë. Por derisa është forcë e anëtarësisë unë zbatoj vullnetin e tyre. Demokratët dhe jo vetëm kërkojnë rikthimin e garës së hapur. Është detyrim. Unë nuk mund t’i them atyre erdhëm deri këtu dhe tani do dorëhiqem. Kjo do ishte tradhëti. A mund të tradhëtoj unë? Kurrë. Do të jetë garë e hapur për të gjithë. Për shuëm vite unë jam votuar 70-75% e delegatëve. Ka pasur grup që ka menduar ndryshe. Rivalët e mi nuk dilnin jashtë. Zgjedhjet ishin në kryesi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!