Fotoja me Enver Hoxhën dhe akuzat e mjekes për internim, flet Berisha: E kam pasur shoqe…

Ditët e fundit janë hedhur akuza të forta ndaj ish-liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa një mjeke pretendon se ajo dhe bashkëshorti i saj janë dërguar në internim me urdhër të Berishës.

Advertisements

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në Opinion, Berisha deklaroi se mjekja në fjalë ka qenë shoqja e tij dhe se nuk eshtë e vërtetë që ai ka qenë sekretar kur është internuar ajo.

Berisha thotë se burri i Margarita Kostaqit ka qenë mjeku personal i Mehmet Shehut dhe pasi ky i fundit vrau veten, ai së bashku me të shoqen u internuan. Berisha madje kujton një takim me Margaritën rastësor, teksapinte kafe me moderatorin Blendi Fevziu. Berisha tha se e kishte përqafuar dhe i kishte thënë t’i jepte mundësi të dilte në ekran dhe të përgënjeshtronte Edi Ramën që kishte thënë se Berisha e kishte internuar aë.

Advertisements

Berisha u ndal mbrëmjen e sotme në Opinion edhe të fotoja me diktatorin Enver Hoxha. Berisha theksoi se nuk e ka takuar kurrë personalisht diktatorin, por ka qenë një rast kur po festohej ditëlindja e vajzës së djalit te Enver Hoxhës, ku ky i fundit ka shkuar disa minuta dhe ju ka dhënë dorën. Berisha thotë se ka pasur miqësi me djalin e Enverit dhe të shoqen e tij.

Biseda:

Berisha: A do rrinte Berisha duarkryq pas 4 humbjeve të Bashës. Absolutisht jo.

Fevziu: Ju qëndruat z.Berisha. Nuk kontestuat humbjet e Bashës.

Berisha: Nëse e merrni mbështetje deklaratën time ditën e zgjdhjeve kur kam thënë jam gati për ccdo funksion edhe si kryetar. Absolutisht do të kisha dalëe kundër Bashës dhe nëse nuk do të më përjashtonte nga grupi. Pas 4 humbjesh nuk mund të qëndrosh më.

Fevziu: Ccfarë ndodh në datë 12 dhjetor?

-Berisha: PD do të jetë e rithemeluar. Selia është e PD-së jo pronë private e Lulzim Bashës. Nuk është shtëpia e tij.

-Fevziu: Arrezikon PD të zvarritet në gjykatë me muaj?

Berisha: Selia është er PD-së dhe PD shumicë në 11 dhjetor do të anulojë ccdo vendim të tij në kohët e fundit. Do të krijojë një komision të përkohshëm, që do vazhdojë punën deri në rithemelimenin e PD-së.

Fevziu: Në datë 18 dhjetor do shkoni në kuvend nëse jeni mazhorancë?

Berisha: Më thoni mua ccfarë është ai kuvend. Kryesia e PD-së, 21 anëtarë të saj janë jo legjitim, nuk janë votuar me dy kandidatura sicc e kërkon statuti. E keni parë Lulzim Bashën të tregojë emrin e një delegati.

Artan Hoxha: A ka ndonëj masë oportune mes anëtarëve të Kuvendit që mund të vijën në 11 dhe të shkojën dhe me 18. Pyetja e dytë, në Foltore, si mund të shkojë në këtë model, ku të njëjtën njerëz ju adhurojnë ju që jeni lider i padiskutueshëmn. E ndjeni këtë konflikt/?

Berisha: Pritja që bëjnë Sali berishës në Foltore ka disa arsye. Janë për premtimet që PD do kthehet në shtëpi lirie. Berisha do të zbatojë statutin. Garantoj ccdo anëtar, një parti që nuk zbaton statutin, për të nuk egziston shteti ligjor. A e kuptoni ju që kjo pritje e jashtëzakonshme, absolutisht unë nuk e nxis entuziasmin, por i tillë është. Ndihen të përjashtuar, pesimistë dhe humbës. Shohin te unë njeriun e vetëm që mund të realizojë aspiratat e tyre. Ata janë në një revolucion të vërtetë.l

Jonila Godole: z.Berisha roli juaj në lëvizjen studentore ka qenë i padiskutueshëm në shpresën që i dhatë shqiptarët për liri dhe demokraci. Por pas kësaj nuk u bë shumë për dekomunistizimin. Dhe për fat të keq u mboll fara e komunizmit edhe në PD. Pyetja: Foto e juaja në prani të diktatorit Hoxha dhe një lajm tjetër që dikush, një mjeke ju ka akuzuar se keni ndikuar në internimin e saj?

Berisha: Pyetja e fotografisë është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo. Ai që po drejton sot emisionin më pyet, a e ke takuar ndonjëherë personalisht Enver Hoxhën. Jo i them unë, personalisht asnjëhere. Por kemi qenë në një ditëlindje mesa di unë të Liljana Hoxhës. E cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës shkenca dhe jeta, dhe unë kam qenë anëtar bordi i kësaj reviste.

Aty ka ardhur ka kaluar, ka dhënë dorën dhe ka ik. Nëse një takim kolektiv quhet personal atëhere merreni. Unë nuk e kam mohuar që unë kam pasur shoqeri me djalin e tij dhe të shoqen e djalit. Sai takon mjekes. Kemi dëshmitar Bledi Fevziun. Edi Rama më thoshte në parlament ke persekutuar një mjeke dhe unë se dija për kë e ka fjalën. Në vitin 2010 me blendi Fevziun duke pirë kafe në Rogner dhe shoqja ime vjen dhe më përqafon. Dhe më thotë, Sali të lutem shumë më nxirr në ndonëj media t’ia marr ftyrën atyre që shpifin. Margarita Kostaqi ka qenë mjeke e dneruar. Kam punuar me të në një klinikë shumë vite. Ishte bashkëshortja e mjekut personal të Mehmet Shehut. Edhe ai ishte njeri i mirë. Kur kryeministri vrau veten, personelin e burgosnin apo e internonin. Oficerin e burgosën, ndërsa atë dhe shoqen e internuan në Kavajë. Në atë kohë unë nuk kisha asnjë kompetencë. Unë sekretar partie kam qenë në vitin 1979. E tëra është histori shpifje. Në prani të Bledni Fevziut më ka thënë më jep një mundësi t’ia marr fytyrën ne media Edi Ramës dhe shpifësve të tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk është me i sigurt? Aktori shfaqet i stresuar para këngëtares: Takimi me Romeon më ka …
Artikulli tjetërShifër marramendëse, ja sa paguhen ekstra banorët për të qëndruar sa më gjatë në Big Brother VIP