Flet Big Mama pas daljes nga “Big Brother VIP”: Nuk më erdhi keq që u largova, tregova që kam…

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Fun Club, Big Mama ka thënë se nuk është penduar për ato se çfarë i ka thënë të premten Antonelës në spektaklin e Big Brother VIP.

Advertisements

Siç transmeton Top Channel, këngëtarja ka theksuar se është treguar 100 për qind reale në kohën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Big Mama: Unë e pranova ftesën me shumë dëshirë për të qenë në Big Brother, dhe gjatë gjithë kësaj eksperiencë që kam, ku kam qenë unë ka mbizotëruar atmosfera e mirë, por aq sa jam e mirë di dhe të jem shpërthyese si ata natë. Unë kur mbushet kupa nuk shoh, dhe e mendoj atë që them para se ta them, se gjithmonë frikësohem mos i hyj kujt në gjynah. Por, nuk më erdhi keq që u largova se tregova që jam karakter dhe nuk i kthej vendimit tim.

Advertisements

Flavio Qarri: Ishte një shembull që kishim nevojë ta shohim, se Bigu e ka një karrierë jashtë dhe do ta ketë edhe pa Big Brother. Largimi i saj me dinjitetin e saj lartë ishte gjëja më e mirë që kemi parë në këtë Big Brother.

Big Mama: Unë mendoj që gjuha ime ndaj Antonelës nuk ishte e fortë se ruajta etikën e TV-së. Mua më mjafton të më duan 1.000 vetë, por kështu siç jam ama, nuk mund të lë dikë të shkelë atë që jam. Doja t’i tregoja ku e ka vendin.

Iva Tiço: E kuptoj reagimin tënd, se Big mama e dimë karakterin e saj, duke qenë pjesë në këtë realitet, e di që nuk kishe se si ta shmangie, por dua të di çfarë e provokon ka shumë, dhe nëse a mund ta kishe biseduar më herët më Antonelën.

Big Mama: Ajo është e bërë famshme me asgjë. Unë jam fut me vonesë në Big Brother dhe për Antonelën kisha parë disa inserte të vogla ku nuk më ka pëlqyer, por thashë ta njoh nga afër. I kisha thënë Antonelës kjo gjë tre muaj do zgjasë më mirë të më kesh shoqe se sa të bësh gjëra vetëm për publik jashtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSerbisë i vendoset emri Kosovë, harta e autoshkollës daneze “tërbon” median serbe
Artikulli tjetërKledi Hysa konfirmon romancën me Sheila Haxhirajn, ja çfarë thotë për eksperiencën në “Big Brother VIP”