Flamuri shqiptar valvitet në mes të Beogradit, serbët tërbohen dhe bëjnë gjestin e ‘shëmtuar’

Dje në mbrëmje flamuri shqiptar u ngrit lart në Beograd, në arenën ku po mbahet Botërori i boksit amator. Mundësimi i valëvitjes së flamurit shqiptar është siguruar nga pjesëmarrja e boksierit shqiptar, Alban Beqiri, i cili fitoi medaljen e bronzit në kategorinë deri në 71 kilogramë.

Advertisements

Valëvitja e flamurit shqiptar dhe thirrja e emrit të Beqirit midis emrave të fituesve të medaljeve në këtë Botëror, ka shkaktuar fishkëllima të shumta nga ana e tifozëve serbë të pranishëm.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar aspak boksierin shqiptar të përfaqësojë denjësisht kombin shqiptar në arenën serbe.

Advertisements

Kujtojmë këtu që Alban Beqiri shënoi rezultatin më të lartë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në këtë sport.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë i ndodhi? Bora Zemani përfundon në spital (FOTO)
Artikulli tjetërBig Mama ‘shpërthen’ ndaj Beatrix: “Vetëm lyhet dhe puthet gjithë ditën”