Fitoi gjyqin për shpifje kundër Grida Dumës, ja ku shkojnë paratë e fituara nga Erjon Veliaj

Lekët e fituara nga gjyqi sot ndaj deputetes demokrate Grida Duma, Kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i dhurojë për kompjuterët e bibliotekat për shkollat, por kësaj here ato në Kavajë.

Advertisements

Sikurse e ka kthyer tashmë në traditë, lekët e siguruara nga çdo gjyq i fituar për shpifje ndaj kundërshtarëve politikë, Veliaj i çon për pasurimin e laboratoreve dhe bibliotekave të shkollave. “Është lajm i mirë kur shtohen kompjuterët e bibliotekat për shkollat, kësaj here ato në Kavajë! Prej vitesh, PS dhuron mes Fondit të Edukimit kontributet nga gjyqet për shpifje”, shkruan Veliaj.

Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.

Advertisements

Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Këshilli Europian jep “dritën jeshile” për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë
Artikulli tjetër“I vura përgjues të dashurit në makinë nga xhelozia”/ Habit konkurrentja e re në ‘Përputhen’